Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ
dhe, në vend të mirënjohjes për furnizimin e dhuruar, që u është dhënë – ju, në të vërtetë, po e përgënjeshtroni atë. (82)
...dhe në vend të falënderimit
(të Zotit)për furnizimin tuaj, ju e mohoni? -
Në këmbim të mirësive të panumërta të Allahut, ju mohoni të vërtetën, duke u treguar mosmirënjohës ndaj bujarisë së Tij. Ju thoni: “Na ra shiu për shkak të filan ylli ose për shkak të kësaj apo asaj gjëje...”, duke ia njohur mirësitë jo Allahut, që i dhuroi me bujarinë e Tij të pakufishme. A nuk është më mirë për ju që të falënderoni Allahun e Madhëruar për këto mirësi, që Ai t’jua shtojë edhe më shumë ato?! Mos harroni se mosmirënjohja ndaj Zotit sjell largimin e mirësive të Tij dhe mbulimin nga fatkeqësitë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë