Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 13

يَوْمَ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ لِلَّذِينَ آمَنُوا انْظُرُونَا نَقْتَبِسْ مِنْ نُورِكُمْ قِيلَ ارْجِعُوا وَرَاءَكُمْ فَالْتَمِسُوا نُورًا فَضُرِبَ بَيْنَهُمْ بِسُورٍ لَهُ بَابٌ بَاطِنُهُ فِيهِ الرَّحْمَةُ وَظَاهِرُهُ مِنْ قِبَلِهِ الْعَذَابُ 13 ١٣

Në Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t’u flasin besimtarëve: “Pritna neve, që të shpërblehemi me dritën tuaj!” – u përgjigjet (atyre): “Kthehuni prapa, e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre do të vendose barriera (pengesa) që ka derë; brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka vuajtje. (13)

Tefsiri

Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” -

Prisni pak, që të na ndriçohet rruga nga drita juaj, për të shpëtuar edhe ne nga ndëshkimi! Por atyre u thuhet:

Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas

(në dynja)

dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” –

Pra, u thuhet që të kthehen në dynja, nëse është e mundur. Por kjo është diçka e pamundur.

Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. –

Atëherë, mes besimtarëve dhe munafikëve vendoset një mur i madh dhe i pakalueshëm. Nga njëra anë e tij janë besimtarët në mëshirën e Zotit, ndërsa nga ana tjetër janë munafikët në ndëshkim. Atëherë, munafikët duke u përgjëruar dhe duke kërkuar mëshirë, u drejtohen besimtarëve dhe u thonë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë