Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 17

اعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يُحْيِي الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ الْآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ 17 ١٧

Dijeni, se Perëndia, me të vërtetë, e ngjallë tokën pas vdekjes së saj! Na ju sqarojmë argumentet për të kuptuar ju! (17)

Tefsiri

Dijeni se është Allahu Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne jua kemi sqaruar argumentet, që të kuptoni. -

Shenjat e Allahut të Madhëruar i tregojnë njeriut qëllimet e larta hyjnore. Kështu, Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj është i plotfuqishëm që të ngjallë robërit pas vdekjes së tyre dhe t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre. Ai që ngjall tokën pas vdekjes së saj me ujin që e zbret nga qielli, Ai është i plotfuqishëm që t’i ngjallë zemrat e vdekura me Shpalljen që ia zbriti nga qielli Profetit të Tij. Nga ky ajet nënkuptohet, gjithashtu, se ata që nuk udhëzohen nga shenjat e Allahut janë të palogjikshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë