Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 21

سَابِقُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ۚ ذَٰلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ 21 ٢١

Bëni gara që te Perëndia i juaj të meritoni amnestinë parajsën e gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Perëndisë dhe profetëve të Tij. Ajo është dhurata e Perëndisë që ia jep Ai kujt të dojë; e Perëndia është pronar i dhuntisë së madhe! (21)

Tefsiri

Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës... -

Kjo arrihet duke plotësuar ato që Zoti i ka bërë si sebep për falje gjynahesh, si: pendimi i sinqertë, kërkimi i faljes në mënyrë të rregullt, largimi nga gjynahet dhe çdo shteg që të shpie te gjynahet. Ajo arrihet, gjithashtu, duke nxituar në kënaqësinë e Allahut nëpërmjet veprave të mira dhe duke i dhënë rëndësi në mënyrë të vazhdueshme çdo gjëje që e kënaq Allahun. Gjithmonë duhet të përpiqesh për të qenë në shkallën më të lartë të ihsan-it qoftë në drejtim të adhurimit të Allahut, qoftë në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave. Më pas, i Madhëruari tregon veprat që e bëjnë të mundur këtë mirësi të madhe:

...dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij! -

Besimi tek Allahu dhe profetët e Tij nënkupton bindjen ndaj porosive të tyre, ku bëjnë pjesë themelet e fesë dhe degëzimet e saj.

Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. -

Shpjegimi i qartë i këtyre çështjeve është mirësi e Allahut, që ia jep atij që Ai dëshiron. Në Kur'an, i Madhëruari qartësoi rrugën që të çon në Xhenet dhe rrugët që të çojnë në Xhehenem. Mundësia për t’i kuptuar e mësuar këto rrugë është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Edhe shpërblimi i madh i Allahut është një dhuratë që Ai ia jep kujt të dëshirojë. Këto janë nga mirësitë më të mëdha të Allahut mbi robërit e Tij. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha. Atë askush nuk mund ta lavdërojë ashtu siç e meriton. Ai qoftë i lavdëruar ashtu si e ka lavdëruar vetë Veten e Tij! Allahu qëndron shumë më lart sesa lavdërimet që i bëjnë robërit e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë