Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 8

وَمَا لَكُمْ لَا تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ۙ وَالرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ لِتُؤْمِنُوا بِرَبِّكُمْ وَقَدْ أَخَذَ مِيثَاقَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 8 ٨

Çka keni që nuk besoni në Perëndinë? E i Dërguari i Tij ju fton që ta besoni Zotin tuaj, kurse ai prej jush ka marrë obligimin – nëse dëshroni të jeni besimtarë. (8)

Tefsiri
Ç’është me ju, që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju fton t’i besoni Zotit tuaj, i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besimtarë

(të vërtetë)! - Çfarë ju pengon ju të besoni?! Si mund të mos besoni, ndërkohë që profeti Muhamed, më i miri i profetëve dhe thirrësi më i nderuar në rrugën e drejtë të Zotit, ju fton që të besoni?! Kjo, përkundrazi, duhet t’ju bëjë të nxitoni që t’i përgjigjeni ftesës së tij, që ta përqafoni sa më shpejt të vërtetën që ai ka sjellë prej Zotit. Aq më shumë, kur Allahu i Madhëruar ka marrë besën prej jush se do t’i besoni atij. Atëherë, nëse jeni besimtarë të vërtetë, duhet ta mbani premtimin. Megjithatë, me butësinë dhe përkujdesin e Tij të madh, Allahu i Madhëruar nuk u mjaftua vetëm me ftesën e sjellë nëpërmjet Profetit më të zgjedhur, por e mbështeti atë edhe me mrekulli të shumta. Allahu i Madhëruar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë