Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 10

إِنَّمَا النَّجْوَىٰ مِنَ الشَّيْطَانِ لِيَحْزُنَ الَّذِينَ آمَنُوا وَلَيْسَ بِضَارِّهِمْ شَيْئًا إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ 10 ١٠

Bisedat e fshehta vijnë nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët; por ai nuk mund t’ju shkaktojë kurrfarë të keqe, përveç nëse Perëndia e lejon atë (dëm). Por, besimtarët, le të mbështeten (vetëm) te Perëndia! (10)

Tefsiri

Bisedat e fshehta

(për gjynahe)

i nxit vetëm Shejtani,... -

Bisedat e fshehta dhe intrigat që armiqtë thurin kundër besimtarëve janë të nxitura nga Shejtani i mallkuar. Por, megjithatë, intrigat e Shejtanit janë të dobëta. Ajo që armiqtë mund të arrijnë përmes të tilla bisedash është thjesht një mërzitje e besimtarëve, siç thotë i Lartësuari:

...për t’u sjellë shqetësime atyre që besojnë. -

Ky është qëllimi i këtyre bisedave dhe deri këtu mund të arrijnë. Sido që të jetë, ato nuk mund të dalin nga kontrolli i Allahut të Madhëruar, që thotë:

Por ato nuk mund t’i dëmtojnë ata aspak, pa lejen e Allahut. -

Allahu i Madhëruar u premton besimtarëve se do të jetë i mjaftueshëm me mbrojtjen e ndihmën e Tij kundër jobesimtarëve, duke u dhënë fitoren mbi ta.. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën.” [Fatir 43]. Armiqtë e Allahut, të Profetit dhe të besimtarëve, sado që të zhvillojnë bisedime të fshehta kundër besimtarëve dhe fesë së Allahut, të dëmtuarit do të jenë vetëm ata, thurësit e intrigave. Ndërsa besimtarët do të goditen veçse aq sa ka përcaktuar Zoti me urtësinë e Tij, prandaj vetëm Zotit le t’i mbështeten ata:

Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët!

- Le t’i mbështeten Allahut, duke patur siguri të plotë në premtimin e Tij. Kush i mbështetet Allahut, Allahu do të jetë i mjaftueshëm për të; Allahu do të marrë përsipër të rregullojë të gjitha çështjet e fesë dhe të dynjasë së këtij robi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë