Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 16

اتَّخَذُوا أَيْمَانَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ فَلَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ 16 ١٦

betimet e tyre i kanë bërë perde, andaj i pengojnë nga rruga e Perëndisë; ata i prêt dënimi i poshtëruar. (16)

Tefsiri

Ata i përdorin betimet si mburojë, teksa pengojnë të tjerët prej Rrugës së Allahut,... –

Ata i përdorin betimet si mburojë nga qortimet e Profetit dhe besimtarëve. Kështu largohen nga rruga e Allahut, madje pengojnë edhe të tjerët nga kjo rrugë e drejtë, që të çon drejt Xhenetit të mirësisë. Ata që pengojnë nga rruga e Zotit e kanë përfundimin në Zjarr, siç thotë i Lartësuari më pas:

...prandaj i pret një dënim poshtërues. -

Ata tregohen fodullë kundrejt fesë së Allahut dhe nënshtrimit sipas Shpalljes së Tij, prandaj meritojnë dënimin poshtërues e të përhershëm, i cili asnjë çast nuk do t’u lehtësohet dhe askush nuk do të mund t’i ndihmojë apo t’u japë afat e mundësi që të kthehen e të ndryshojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë