Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 18

يَوْمَ يَبْعَثُهُمُ اللَّهُ جَمِيعًا فَيَحْلِفُونَ لَهُ كَمَا يَحْلِفُونَ لَكُمْ ۖ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ عَلَىٰ شَيْءٍ ۚ أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ الْكَاذِبُونَ 18 ١٨

Në Ditën kur Perëndia do t’i ngjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikundër që ju kanë betuar juve, duke menduar se do të kenë fare dobie prej saj. Po, me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë të mëdhenj! (18)

Tefsiri
Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë. -

Ai që jeton në një mënyrë, ashtu do të vdesë. Kështu, munafikët në jetën e dynjasë u betohen besimtarëve se janë me ta. Po kështu, edhe Ditën e Gjykimit, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij ashtu sikurse u betohen besimtarëve, duke pandehur se edhe atje do t’u vlejnë betimet. Mohimi, hipokrizia dhe besimi i prishur iu nguliten në zemër, aq sa vetëmashtrohen se vërtet mund të arrijnë diçka me betimet e tyre. Por ata gënjejnë, dhe dihet që gënjeshtra nuk funksionon tek Allahu, te Njohësi i të dukshmes dhe i të fshehtave. Ky është, gjithashtu, roli i Shejtanit të mallkuar, që i ka vënë nën vete. I Mallkuari, duke ua zbukuruar veprat e tyre, i bën që të harrojnë kujtimin e Allahut. Shejtani është armik i hapur dhe i përbetuar i njeriut, pasi synon veçse ligësinë për të, sikurse thotë i Madhëruari: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë