Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 6

يَوْمَ يَبْعَثُهُمُ اللَّهُ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا ۚ أَحْصَاهُ اللَّهُ وَنَسُوهُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ 6 ٦

në Ditën kur Perëndia i ngjallë të gjithë e i lajmëron Ai për veprat që kanë punuar. Perëndia të gjitha ato i numëron, kurse ata i kanë harruar ato – Perëndia është dëshmitar i çdo gjëje. (6)

Tefsiri
Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. -

Allahu i Madhëruar na tregon se ditën kur të ringjallë krijesat, Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave të kryera, të mira apo të këqija qofshin ato, sepse Ai është i Dituri për gjithçka dhe i ka shënuar të gjitha veprat e tyre në Leuhi Mahfudh. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar melekët shkrues që t’i regjistrojnë veprat e robërve imtësisht dhe korrektësisht. Allahu i Madhëruar ka regjistruar gjithçka me saktësi, pa i shpëtuar asgjë, sado e vogël të jetë ajo.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë