Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ نُهُوا عَنِ النَّجْوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُوا عَنْهُ وَيَتَنَاجَوْنَ بِالْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَمَعْصِيَتِ الرَّسُولِ وَإِذَا جَاءُوكَ حَيَّوْكَ بِمَا لَمْ يُحَيِّكَ بِهِ اللَّهُ وَيَقُولُونَ فِي أَنْفُسِهِمْ لَوْلَا يُعَذِّبُنَا اللَّهُ بِمَا نَقُولُ ۚ حَسْبُهُمْ جَهَنَّمُ يَصْلَوْنَهَا ۖ فَبِئْسَ الْمَصِيرُ
A nuk i sheh ata të cilëve u është ndaluar biseda e fshehtë, e megjithatë, kthehen në atë çka u është ndaluar dhe bisedojnë mes tyre mbi mëkatet, armiqësinë dhe padëgjueshmërinë ndaj Profetit. E kur vijnë te ti, të përshëndesin ashtu si nuk të ka përshëndetur kurrë Perëndia dhe flasin në mes tyre: “Pse nuk na dënon Perëndia neve për këtë që po flasim?” – Do t’u mjaftojë atyre skëterra. Në të do të digjen. E, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai! – (8)
Kur vijnë tek ti, ata të përshëndesin jo ashtu si të përshëndet Allahu... -
Ata tregonin mungesë edukate në mënyrën se si përshëndesnin Profetin (a.s.), duke fshehur brenda tyre mendime, të cilat Allahu, Njohësi i të dukshmes dhe të fshehtës, ua nxori në shesh. Ata thanë:...dhe thonë me vete: “Përse nuk na dënon Allahu për këto fjalë që po themi?” –
Ata, si pa të keq, nuk e quanin ndonjë gjë të madhe këtë tallje që bënin dhe, veç kësaj, me paturpësi e mendjelehtësi, thanë: “Pse nuk na ndëshkon Allahu për këto që po themi?!” A thua sikur po argumentonin e thoshin që, përderisa Zoti nuk po na ndëshkon për këtë, atëherë kjo është diçka jo e keqe! Sigurisht, këtë e bënin thjesht për tallje. Por Allahu ua bëri të qartë atyre se Ai afatizon, por kurrë nuk harron:Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai! -
Mjafton si ndëshkim për ta Xhehenemi, ku janë mbledhur të gjitha llojet e vuajtjeve. Dhimbja ka për t’i rrethuar nga çdo anë. Të jenë të sigurt se ata kanë për të shijuar ndëshkimin e merituar. Ajeti flet ose për munafikët, që shfaqnin imanin dhe fshihnin kufrin, të cilët kur i flisnin Profetit (a.s.) shtireshin sikur i donin të mirën, por në të vërtetë ishin mashtrues dhe dashakeqës, ose ishin ithtarë të Librit të cilët, kur i drejtoheshin Profetit (a.s.), e përshëndesnin duke i thënë “Es-samu alejkum!”, pra “Vdekja qoftë mbi ju!”, duke shtrembëruar me dinakëri përshëndetjen “Es-selamu alejkum!” - “Paqja qoftë mbi ju!”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë