Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Sikur mos ta kishte caktuar Perëndia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë jetë, por ata në jetën tjetër i pret dënimi në zjarr, (3)
Tefsiri
Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në Jetën Tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit. -Sikur Allahu i Lartësuar të mos kishte përcaktuar dëbimin e tyre, ata do të kishin tjetër përfundim: ata do të ndëshkoheshin ashpër që në këtë dynja. Megjithatë, edhe pse nuk u goditën nga ndëshkimi që në dynja, në ahiret i pret vuajtja në zjarrin e madh të Xhehenemit, të cilën mund ta përshkruajë veç Allahu i Lartësuar.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë