Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ كَيْ لَا يَكُونَ دُولَةً بَيْنَ الْأَغْنِيَاءِ مِنْكُمْ ۚ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Pasuria e mbetur e fshatrave, të cilën Perëndia ia ka dhuruar Profetit të Tij, u takon: Perëndisë dhe Profetit të Tij, dhe të afërmëve të tij (Pejgamberit), bonjakëve, të varfërve, dhe udhëtarëve të rastit, - në mënyrë që të mos bie prej dorës në dorë të pasanikëve tuaj; atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe ruajuni (mos i kundërshtoni) Perëndisë, sepse, Perëndia, me të vërtetë, dënon ashpër, (7)
...që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj. -
Që pasuritë të mos bëhen pronë vetëm e pasanikëve. Nëse Allahu, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, nuk do të vendoste këtë rregull, atëherë pasuritë do të vërtiteshin vetëm në duart e pasanikëve të fuqishëm, ndërsa të dobëtit nuk do të merrnin kurrë ndonjë gjë. Një padrejtësi e tillë në shpërndarjen e pasurive do të ishte një shkatërrim, që veç Allahu e di. Zbatimi i urdhrave hyjnorë sjell mirësi dhe begati të panumërta, prandaj Allahu thotë më pas:Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! –
Ky urdhër përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj, anën e dukshme dhe anën e fshehur të dispozitave të Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë që ka urdhëruar e bërë ligj Profeti (a.s.) është e detyrueshme për robërit që ta pranojnë dhe zbatojnë atë me pëpikmëri. Kundërshtimi i tij është kategorikisht i ndaluar. Fjala e Profetit (a.s.) dhe ligjvënia e tij konsiderohen njëlloj si fjala dhe ligjvënia e Allahut, sepse Profeti (a.s.) nuk ka folur dhe vendosur kurrë nga vetja e tij. Gjithçka që ai ka folur dhe vendosur ka ardhur si Shpallje nga Allahu i Madhëruar. Askujt nuk i lejohet dhe nuk i justifikohet shpërfillja ose braktisja e udhëzimeve të Profetit (a.s.). Nuk lejohet, gjithashtu, t’i jepet përparësi fjalës së asnjë njeriu, kushdo qoftë ai, ndaj fjalës së Profetit (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron për takuandaj Tij, nëpërmjet të cilës rregullohen dhe persosen zemrat e njerëzve, arrihet lumturia në dynja dhe ahiret. Kush ka arritur devotshmërinë ndaj Zotit, ka bërë të vetën lumturinë e përjetshme dhe fitoren më të madhe. Ndërsa ai që cenon ose shpërfill devotshmërinë ndaj Allahut, është duke ecur drejt dëshpërimit të përjetshëm dhe ndëshkimit të pafundëm. I Lartësuari thotë:Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër. -
Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk kujdesen për takua-n, por rendin pas dëshirave të shfrenuara.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë