Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ وَلِيَقُولُوا دَرَسْتَ وَلِنُبَيِّنَهُ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
Kështu, Ne, në mënyrë të ndryshme i tregojmë dokumentet, për të thënë ata: “Ti i ke mësuar ato (prej librave të mëparshëm)!” dhe t’ju shpjegojmë Kur’anin njerëzve që dinë (të drejtën). (105)
Kështu, Ne ta kemi shtjelluar në imtësi Shpalljen, aq sa ata të thonë
“Ti i ke mësuar këto (nga të tjerë)”dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve të ditur. -
Ashtu sikurse e kemi shtjelluar Kur'anin me imtësi për idhujtarët, për çështjet që kanë lidhje me teuĥîdin, profetësinë dhe Ditën e Premtuar, po ashtu u kemi sqaruar atyre të gjitha çështjet e tjera, të cilat ata nuk i dinin. Por pas gjithë këtij sqarimi, ata përsëri e mohojnë të vërtetën dhe thonë: “Ti i ke mësuar këto njohuri nga ithtarët e Librit dhe të tjerët.” Nëpërmjet ajeteve të Tij, Allahu i Madhëruar ua mëson të vërtetën një populli që janë të urtë dhe të mençur, të cilët dinë të respektojnë të vërtetën, ta pranojnë dhe ta pasojnë atë. Këta janë besimtarët e vërtetë, të cilët e besojnë profetin Muhamed (a.s)dhe Shpalljen që atij iu dhurua nga Zoti i gjithësisë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë