Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 107)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 107

وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا أَشْرَكُوا ۗ وَمَا جَعَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا ۖ وَمَا أَنْتَ عَلَيْهِمْ بِوَكِيلٍ 107 ١٠٧

Sikur të donte Perëndia, ata nuk do t’i bënin shok Atij. Na nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre, e as që je mbikëqyrës i tyre. (107)

Tefsiri

Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. -

Sikur Allahu i Lartësuar të dëshironte që këta idhujtarë të mos bënin idhujtari, ashtu do të ndodhte. Por Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, prandaj e di mirë zgjedhjen e tyre të keqe dhe faktin që ata do të pasojnë të dehur dëshirat e tyre të shfrenuara, të cilat i çojnë shumë larg nga e vërteta.

Por Ne nuk të bëmë mbikqyrës të tyre dhe ti nuk je përgjegjës për ta. -

Ne nuk të kemi bërë ty, o i Dërguar, mbikëqyrës të tyre, që t’u regjistrosh veprat. Nuk të kemi bërë as kujdestar të tyre, që të shqetësohesh për çështjet që ata kanë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë