Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِنْكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي وَيُنْذِرُونَكُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا ۚ قَالُوا شَهِدْنَا عَلَىٰ أَنْفُسِنَا ۖ وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَشَهِدُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا كَافِرِينَ
“O tog i xhindëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur pejgamberë nga mesi i juaj, për t’ju treguar dokumentat Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Na këtë e pranojmë në dëm tonin”. Ata i ka mashtruar jeta e kësaj bote dhe ata dëshmojnë kundër vetes se janë mohues. (130)
Ata do të thonë: “Po, dëshmojmë kundër vetes sonë.”. Ata i mashtroi jeta e kësaj bote. Prandaj do të dëshmojnë kundër vetvetes, se vërtet ishin mohues. -
Ata i mashtroi dynjaja me stolitë e saj. Ata u joshën nga bukuritë e saj dhe u kënaqën me to, duke u shpërqendruar nga përgjegjësitë dhe përgatitja për ahiretin. Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes së tyre dhe do ta pranojnë që kanë qenë mohues. Atë ditë, të gjithë do ta shikojnë dhe njohin gjykimin e drejtë të Allahut mbi ta, kur t’i dënojë dhe t’u thotë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”.” [El ea’raf 38]. Ata vepruan njëlloj si ju, duke u argëtuar me stolitë e kësaj bote. Ata, ashtu sikurse dhe ju, u zhytën në kotësi, prandaj dhe merituan të ishin prej të dënuarve. Të parët dhe të fundit, të gjithë së bashku, do të shijojnë dënimin e dëshpërimin e merituar e të pafundëm. E ku ka dëshpërim më të madh sesa ai për humbjen e Xhenetit të mirësisë dhe qëndrimin pranë Bujarit Mëshirëplotë. Edhe pse do të marrin pjesë të gjithë në këtë ndëshkim, ata do të jenë në nivele të ndryshme, duke patur dallime të shumta nga njëri tjetri. Allahu i Lartësuar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë