Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 131)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 131

ذَٰلِكَ أَنْ لَمْ يَكُنْ رَبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَىٰ بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا غَافِلُونَ 131 ١٣١

Kjo është, ngase Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për shkak të zullumit të tyre pa paralajmërimin e banorëve të tyre. (131)

Tefsiri

Kështu

(janë dërguar Profetë)

, sepse Zoti yt kurrë nuk e shkatërron asnjë vend për padrejtësitë e tyre, nëse banorët e tij janë të paparalajmëruar. -

Me dërgimin e profetëve dhe me shpalljen e librave, Allahu i Lartësuar nuk u ka lënë dy krijesave të përgjegjshme ligjërisht (njerëzve dhe xhindëve) asnjë justifikim për mosbesimin dhe mosnënshtrimin e tyre. Askush nuk do të merret në përgjegjësi dhe ndëshkohet për padrejtësitë e tij, nëse është i paditur, i panjoftuar dhe i paparalajmëruar. Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe drejtësinë e Tij, kurrë nuk do të ndëshkonte dikë pa i dërguar fillimisht të dërguarit dhe lajmëtarët e tij.Meqë Shejhu nuk e ka shtjelluar këtë ajet në Tefsir-in e tij, ne e sollëm atë të shtjelluar nga “Tefsir el Mujeser”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë