Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 147)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 147

فَإِنْ كَذَّبُوكَ فَقُلْ رَبُّكُمْ ذُو رَحْمَةٍ وَاسِعَةٍ وَلَا يُرَدُّ بَأْسُهُ عَنِ الْقَوْمِ الْمُجْرِمِينَ 147 ١٤٧

Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, thuaju: “Zoti juaj është pronar i mëshirës së gjerë, e ndëshkimi i Tij nuk pengohet nga populli mëkatarë”. (147)

Tefsiri

Në qoftë se ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Me të vërtetë, Zoti juaj e ka Mëshirën të gjerë...” -

Nëse idhujtarët të mohojnë, ti përsëri vazhdo t’i ftosh ata, duke përdorur çdo strategji të mundshme: qortimin dhe kërcënimin, përgëzimin dhe inkurajimin. Mësoju atyre se Allahu i Lartësuar është Mëshirues i Madh. Le ta kuptojnë ata se mëshira e Allahut të Lartësuar i përfshin të gjitha krijesat. Nxitoni, atëherë, që të hyni në mëshirën e Tij, duke plotësuar të gjitha kushtet që e bëjnë të mundur një gjë të tillë! Pa dyshim, në krye të këtyre kushteve është besimi dhe pranimi i Muhamedit (a.s)si profet i Zotit dhe pranimi i Shpalljes që ai solli prej Zotit. Por përmendju atyre edhe një fakt tjetër, që nuk duhet ta harrojnë për asnjë moment:

...por dënimi i Tij kurrë nuk do të sprapset nga një popull keqbërës. -

Kriminelë janë ata që e kanë tepruar me krime dhe poshtërsi. Prandaj kujdesuni që të mos bini në ato krime që shkaktojnë ndëshkimin e ashpër të Allahut! Mos harroni dhe kuptojeni mirë se në krye të të gjitha krimeve, domethënë më i madhi i tyre, është mospranimi i Muhamedit (a.s)si profet i Zotit dhe refuzimi i Shpalljes që ai solli prej Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë