Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 156)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 156

أَنْ تَقُولُوا إِنَّمَا أُنْزِلَ الْكِتَابُ عَلَىٰ طَائِفَتَيْنِ مِنْ قَبْلِنَا وَإِنْ كُنَّا عَنْ دِرَاسَتِهِمْ لَغَافِلِينَ 156 ١٥٦

(e kemi zbritur) për të mos thënë: “Libri u është shpallur vetëm dy grupeve apra nesh (Hebrenjve dhe të krishterëve) e nuk kemi mundur ta kuptojmë (meqë nuk kemi pasur njohuri të mëparshme për të)”. (156)

Tefsiri

Që të mos thoni: “Libri iu zbrit vetëm dy popujve para nesh, kurse ne nuk dinim gjë për librat

(Qiellorë)

dhe mësimet e tyre.” -

Këtë libër të begatshëm e shpallëm për ju, që të mos keni asnjë justifikim dhe të mos thoni: “Libri u zbriti vetëm dy bashkësive para nesh, jehudëve e të krishterëve, dhe ne nuk dinim për librat dhe mësimet e tyre”. Të mos justifikoheni dhe të thoni: “Ne nuk patëm Libër ndriçues. Edhe për Librat që u shpalle popujve të tjerë, ne nuk dinim gjë.” Kështu, edhe juve ju sollëm një Libër: një Libër që, me madhështinë, qartësinë dhe diturinë gjithëpërfshirëse që ai përmban, nuk ka patur kurrë më parë si ai dhe nuk do të shpallet kurrë më ndonjë tjetër si ai.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë