Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا ۖ وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَىٰ إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie. (160)
...Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish,... -
Kush vjen me ndonjë të mirë të realizuar me fjalë apo me veprime, të dukshme apo të fshehta, që kanë lidhje me plotësimin e të drejtave të Allahut apo të drejtave të krijesave, ai ka premtimin e sigurt nga Allahu i Lartësuar se do të shpërblehet dhjetëfish për mirësitë e paraqitura. Në fakt, shpërblimi me dhjetëfish është më i vogli nga Bujari i Gjithëmëshirshëm. Mos pyet për shpërblimin më të madh, sepse ai nuk ka kufij....e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. -
Kjo tregon për drejtësinë dhe bamirësinë absolute dhe të pakrahasueshme të Allahut të Madhërishëm. Ai nuk i bën askujt padrejtësi, as edhe një grimcë, siç thotë më pas:Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë