Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Ai që i shpëton dënimit të kësaj dite, Zoti e ka mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i vërtetë. (16)
Tefsiri
Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem Dënimit të Ditës së Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim.” Atë që shpëtohet nga Dënimi i asaj Dite, vërtet Allahu e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë. -Kjo është dita, prej ndëshkimit të së cilës duhet pasur frikë dhe t’i ruhesh. Ai që do të shpëtojë nga ndëshkimi i kësaj dite është i shpëtuari i vërtetë. Ndërsa ai që nuk shpëton atë ditë, ai do të jetë i dëshpëruari dhe i shkatërruari. Ndër argumentet treguese të njëshmërisë së Allahut është edhe fakti se Ai është i vetmi që ka në dorë largimin e fatkeqësive dhe sjelljen e të mirave. I Lartësuari thotë:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë