Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوا أَيْنَ شُرَكَاؤُكُمُ الَّذِينَ كُنْتُمْ تَزْعُمُونَ
(Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë)!” (22)
Një ditë, Ne do t'i tubojmë të gjithë dhe do t’u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, që pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” -
Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e mjeruar të idhujtarëve në Ditën e Gjykimit. Ai do t’u drejtojë qortime dëshpëruese duke iu thënë: “Ku janë idhujt tuaj, që ju pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” Pra, ku janë ata që ju i adhuronit veç Allahut, që t’ju ndihmojnë dhe t’ju shpëtojnë tani? Allahu i Madhëruar nuk ka shok dhe është i vetëm në çdo aspekt. Kur t’u bëhet kjo pyetje, ata të mjerë do të mohojnë se kanë bërë idhujtari, madje do të betohen se nuk kanë qenë idhujtarë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë