Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 26

وَهُمْ يَنْهَوْنَ عَنْهُ وَيَنْأَوْنَ عَنْهُ ۖ وَإِنْ يُهْلِكُونَ إِلَّا أَنْفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ 26 ٢٦

Ata e ndalojnë besimin në Kur’an, edhe vetë largohen nga ai, dhe vetveten e dëmtojnë, e nuk e hetojnë. (26)

Tefsiri

Ata i ndalojnë të tjerët nga ai

(Muhamedi)

dhe vetë largohen prej atij. Por me këtë, ata shkatërrojnë veç veten e tyre dhe nuk e kuptojnë. -

Idhujtarët, të cilët adhurojnë dikë tjetër veç Allahut dhe mohojnë profetët e Tij, jo vetëm që janë të humbur për veten e vet, por devijojnë edhe të tjerët. Ata e paraqesin rrugën e drejtë si të gabuar e të keqe dhe nxisin të tjerët që të largohen prej saj, ashtu sikurse largohen edhe vetë. Megjithatë, me këto përpjekje, ata nuk mund të dëmtojnë Allahun dhe as robërit e Tij besimtarë, por dëmtojnë veçse vetveten, sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë