Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 34)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 34

وَلَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِكَ فَصَبَرُوا عَلَىٰ مَا كُذِّبُوا وَأُوذُوا حَتَّىٰ أَتَاهُمْ نَصْرُنَا ۚ وَلَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ ۚ وَلَقَدْ جَاءَكَ مِنْ نَبَإِ الْمُرْسَلِينَ 34 ٣٤

Edhe para teje (o Muhammed!), shumë pejgamberë janë përgënjeshtruar, por ata kanë duruar për atë që janë konsideruar. Dhe kanë vuajtur derisa nuk ka ardhur ndihma Jonë, - e askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Perëndisë, - dhe, padyshim, te ti kanë arritur disa lajme për pejgamberë. (34)

Tefsiri
Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut. -

Duro edhe ti sikurse edhe ata, që, ashtu si ata, të lartësohesh dhe të fitosh mirësi të mëdha te Zoti yt!

Tashmë, ty të kanë ardhur disa nga ngjarjet e të dërguarve. -

Me rrëfimin e këtyre ngjarjeve, le të forcohet dhe qetësohet zemra jote, me ndihmën e Zotit dhe suksesin e premtuar prej Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë