Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا مِنْ دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا طَائِرٍ يَطِيرُ بِجَنَاحَيْهِ إِلَّا أُمَمٌ أَمْثَالُكُمْ ۚ مَا فَرَّطْنَا فِي الْكِتَابِ مِنْ شَيْءٍ ۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يُحْشَرُونَ
S’ka asnjë kafshë në Tokë e të gjitha shpendët që fluturojnë me krahët e tyre, që të mos jenë në një grup të ngjashëm me ju (në krijim dhe ekzistim). Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër (Levhi Mahfudhin)”. Pastaj do të tubohen te Zoti i tyre. (38)
Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. -
Kuptimi: Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Leuhi Mahfudh. Çdo gjë, pa përjashtim, e madhe apo e vogël, është shënuar në Leuhi Mahfudh, ashtu sikurse ndodh në realitet. Ajeti tregon se shkrimi i parë në Leuhi Mahfudh përmban gjithçka që ekziston. Shkrimi është njëri nga katër nivelet, mbi të cilat ndërtohet kada-ja dhe kader-i:Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë. -
Të gjithë popujt do të dalin para Zotit në Ditën e Gjykimit, në një tubim aq të madh e të frikshëm. Ai do t’i shpërblejë të gjithë me drejtësinë e bamirësinë e Tij. Allahu do të japë gjykimin e Tij, për të cilin do ta lavdërojnë të parët dhe të fundit, banorët e Tokës dhe të qiellit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë