Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 44

فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّىٰ إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ 44 ٤٤

Dhe, kur i harruan ata – për ato që u paralajmëruan, Na iu hapëm të gjitha dyert (të gjitha të mirat); e kur u gëzonin me atë që u dhamë, Ne i dënuam ata befasisht dhe atëherë ata humbën çdo shpresë; (44)

Tefsiri

Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne ua hapëm të gjitha dyert

(e kënaqësive)... - Kur i harruan shpalljet e sjella nga profetët, Allahu i Lartësuar ua hapi atyre portat e kënaqësive të kësaj dynjaje, që ata të zhyteshin edhe më keq në humbje. Kjo qe vetëm njëra nga format e ndëshkimit, sepse Allahu i Madhëruar thotë më pas:

...dhe, kur ata po gëzonin për ato që u ishin dhënë, i ndëshkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë. -

Këtë radhë, ndëshkimi i la thellësisht të dëshpëruar. Ata i prenë shpresat nga çdo e mirë. Ky qe ndëshkimi më i rëndë e më i dhembshëm, sidomos kur ishin të pavëmendshëm, të qetë e në mes të kënaqësive të tyre. Një ndëshkim që ndërpret kënaqësitë është shumë herë më i dhembshëm dhe dëshpërues.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë