Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 45

فَقُطِعَ دَابِرُ الْقَوْمِ الَّذِينَ ظَلَمُوا ۚ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ 45 ٤٥

dhe humbi gjurma e atij kombi zullumqarë. Lavdërimi qoftë i Perëndisë, Zotit të gjithësisë. (45)

Tefsiri

Kështu u zhduk mbeturina e fundit e keqbërësve. -

Ata i goditi ashpër vala e ndëshkimit dhe nuk patën asnjë mundësi shpëtimi. Këtë e merituan pas shpërfilljes së porosive të Zotit dhe zhytjes së tyre në gjynahe dhe në kënaqësitë e kësaj dynjaje.

Të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit të botëve! -

Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi për gjithçka që ka përcaktuar. Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi që ka vendosur t’i shkatërrojë mohuesit e të vërtetës të sjellë prej Tij. Nëpërmjet këtij ndëshkimi dalin në pah shenjat e Allahut. Kështu, krijesat e kuptojnë dhe binden tërësisht për nderimin që Zoti u bën eulija-ve të Tij dhe për poshtërimin që godet armiqtë e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Në këtë mënyrë dëshmohet edhe vërtetësia e shpalljeve që sollën profetët dhe besnikëria e këtyre të fundit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë