Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 48

وَمَا نُرْسِلُ الْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ ۖ فَمَنْ آمَنَ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 48 ٤٨

Na ua dërguam pejgamberët vetëm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo që beson dhe bën mirë, mos të frikësohen e as nuk do të pikëllohen. (48)

Tefsiri

Ne i kemi sjellë të dërguarit veçse si përgëzues dhe qortues. -

Allahu i Madhëruar tregon këtu funksionin kryesor që kanë patur profetët. Ata u dërguan që të përgëzonin e paralajmëronin njerëzit. Që përgëzimi të jetë i plotë, ashtu sikurse është detyrë për profetët, duhet që të sqarohen disa gjëra, si më poshtë:- Së pari, cilët janë ata që e meritojnë përgëzimin dhe premtimin për shpërblim?- Së dyti, cilat janë veprat nëpërmjet të cilave fitohet përgëzimi?- Së treti, cilat janë janë mirësitë me të cilat përgëzohen? Po kështu, edhe për paralajmërimin për ndëshkim duhet të sqarohen disa gjëra, si:- Cilët janë ata që e meritojnë dhe cilët janë të rrezikuar prej tij.- Cili është ndëshkimi që i pret të kërcënuarit.- Cilat janë veprat që e shfaqin njeriun ndaj rrezikut të paralajmëruar.Në lidhje me mënyrën si i trajtojnë përgëzimet dhe paralajmërimet, njerëzit ndahen në dy grupe:

Ata që besojnë dhe i përmirësojnë veprat e tyre, nuk kanë për të pasur frikë e as brenga. -

Ata që besojnë Allahun, melekët, librat e shpallur, profetët, Ditën e Gjykimit e gjithçka që duhet besuar, të cilët, gjithashtu, përmirësojnë vazhdimisht imanin, veprat dhe nijetin e tyre. Të tillët nuk kanë frikë për atë që i pret në të ardhmen dhe nuk brengosen për çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë