Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا تَأْتِيهِمْ مِنْ آيَةٍ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا عَنْهَا مُعْرِضِينَ
E nuk ju ka ardhur (të pabesëve) asnjë dokument prej dokumenteve të Zotit të tyre, e ata, të mos ia kthejnë shpinën. (4)
Sa herë që u vjen ndonjë nga shenjat e Zotit të tyre, ata i kthejnë shpinën. -
Sa herë që atyre u vijnë shenja të qarta nga Zoti, që tregojnë për saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, madje të bëjnë që të nënshtrohesh dhe të punosh sipas tyre, ata nuk i kushtojnë rëndësi, madje as denjojnë që ta dëgjojnë ftesën. Zemrat e tyre të shpërqendruara nga kjo ftesë janë përqendruar tërësisht diku tjetër. Kështu i kthejnë ata shpinën ftesës së Zotit dhe kështu i trajtojnë shenjat e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë