Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ الْآيَاتِ وَلِتَسْتَبِينَ سَبِيلُ الْمُجْرِمِينَ
Na kështu shpjegojmë hollësisht dokumentet, në mënyrë që të kuptohet rruga e njerëzve të këqinjë. (55)
Kështu i sqarojmë Ne argumentet... -
Kështu e qartësojmë Shpalljen Tonë, duke e bërë lehtësisht të dallueshme rrugën e drejtë nga devijimi, të vërtetën nga e kota. Kështu, të udhëzuarit do të ndriçohen nga Shpallja e Zotit, sepse do të jenë të qartë për të vërtetën, të cilën e ndjekin dhe sipas së cilës është detyrë të jetosh....në mënyrë që të dalë në shesh rruga e keqbërësve. -
Rruga e kriminelëve të çon në zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit. Kur rruga e kriminelëve bëhet e qartë, atëherë lehtësohet edhe largimi prej saj. Ndryshe ndodh nëse ajo është e panjohur, e paqartë ose e mjegullt, sepse vështirësohet ruajtja prej saj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë