Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 64)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 64

قُلِ اللَّهُ يُنَجِّيكُمْ مِنْهَا وَمِنْ كُلِّ كَرْبٍ ثُمَّ أَنْتُمْ تُشْرِكُونَ 64 ٦٤

Thuaj: “Perëndia ju shpëton nga ato (rreziqe) dhe çdo e keqe tjetër, e ju përsëri i bëni shoq Atij”. (64)

Tefsiri

Thuaj: “Është Allahu Ai që ju shpëton prej këtyre dhe prej çdo brengë tjetër. Megjithatë, ju adhuroni zota të rremë!” -

Allahu është Ai që ju shpëton nga kjo vështirësi dhe nga çdo ngushticë tjetër, por edhe pas kësaj, ju nuk e mbani fjalën e dhënë Allahut dhe i harroni mirësitë e dhuruara prej Tij. E ku ka argument më të qartë sesa ky për kotësinë e idhujtarisë dhe për vërtetësinë e njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë