Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 69)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 69

وَمَا عَلَى الَّذِينَ يَتَّقُونَ مِنْ حِسَابِهِمْ مِنْ شَيْءٍ وَلَٰكِنْ ذِكْرَىٰ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ 69 ٦٩

Ata që i drojën Perëndisë, s’kanë kurrfarë përgjegjësie për mëkatet e tyre (të mohuesvet), por (kjo) është vërejtje për t’u ruajtur. (69)

Tefsiri
Ata që janë të devotshëm ndaj Allahut nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për veprat e mohuesve, por le t'i paralajmërojnë që ata të ruhen

(nga ndëshkimi i Zotit). - Ky ajet është argument që tregon se këshilla duhet bërë me fjalë të zgjedhura dhe mënyrat më efikase, me qëllim që të arrihet objektivi kryesor - devotshmëria ndaj Allahut. Nga këto ajete mësojmë se, nëse këshilla e shton edhe më shumë të keqen nga ana e të këshilluarit, atëherë i detyrueshëm është moskëshillimi, pasi në këtë rast ajo nuk sjell rezultatin e pritur.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë