Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 72)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 72

وَأَنْ أَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَاتَّقُوهُ ۚ وَهُوَ الَّذِي إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ 72 ٧٢

dhe të falim namazin, dhe t’i ruhemi Atij; Ai është, tek i cili do të tuboheni ju. (72)

Tefsiri

Përkryejeni namazin dhe kijeni frikë Allahun! -

Jemi urdhëruar që ta falim namazin në formën më të mirë, duke plotësuar të gjitha kushtet dhe synetet e tij. Jemi urdhëruar gjithashtu të jemi të devotshëm ndaj Allahut, duke zbatuar urdhrat e Tij, në shenjë dashurie, madhërimi e përkushtimi ndaj Tij.

Allahu është Ai, tek i Cili do të tuboheni. -

Tek Allahu do të grumbulloheni të gjithë Ditën e Gjykimit, kur Ai do t’ju shpërblejë sipas punëve tuaja - të mira ose të këqija.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë