Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَهُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ ۖ وَيَوْمَ يَقُولُ كُنْ فَيَكُونُ ۚ قَوْلُهُ الْحَقُّ ۚ وَلَهُ الْمُلْكُ يَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ ۚ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ ۚ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ
Dhe Ai është ai, i cili i krijoi qiejt dhe tokën me të rë të vërtetën. Dhe kur Ai thotë: “Bëhu!” ajo bëhet; fjala e Tij është e Vërtetë dhe Atij i përket pushteti i asaj Dite kur fryhet në Sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshme dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (73)
Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. -
Ky qëllim i lartë ishte urdhërimi i krijesave dhe vendosja e ndalesave për to. Më pas, Allahu do t’i shpërblejë ose ndëshkojë krijesat sipas plotësimit të urdhrave nga ana e tyre.Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet! -
Fjala e Allahut është e vërtetë dhe askush nuk mund ta bëjë dysh atë. Allahu nuk thotë kurrë diçka pa qëllim.Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. -
Ditën e Gjykimit, vetëm Atij i takon sundimi, edhe pse sundimi i përket vetëm Allahut si në ahiret, ashtu edhe në dynja. Veçohet Dita e Gjykimit, sepse atë ditë zhduket çdo lloj pushteti i krijesave dhe mbetet veçse pushteti i Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit e Nënshtruesit të gjithçkaje.Ai e di edhe të fshehtën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi. -
Allahut i përket urtësia absolute, mirësitë e panumërta dhe dituria gjithëpërfshirëse mbi të fshehtat e të dukshmet. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut e nuk ka zot tjetër veç Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë