Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 74)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 74

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ آزَرَ أَتَتَّخِذُ أَصْنَامًا آلِهَةً ۖ إِنِّي أَرَاكَ وَقَوْمَكَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 74 ٧٤

(Kujtoje o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha babës së tij Azerit: “A mos do t’i marrësh statujat për zotra?! Unë po shoh se ti dhe kombi yt jeni në humbje të madhe”. (74)

Tefsiri

Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! -

Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit a.s. Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.”

Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” -

Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë