Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 78)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 78

فَلَمَّا رَأَى الشَّمْسَ بَازِغَةً قَالَ هَٰذَا رَبِّي هَٰذَا أَكْبَرُ ۖ فَلَمَّا أَفَلَتْ قَالَ يَا قَوْمِ إِنِّي بَرِيءٌ مِمَّا تُشْرِكُونَ 78 ٧٨

E, kur e vërejti Diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” – E, pasi perëndoi, ai tha: “O kombi im, unë jam i dëlirë nga ajo që ju i bëni shok Perëndisë! (78)

Tefsiri

Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” -

Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna dhe se yjet. Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota.

Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj.” -

Me këto argumente të qarta, të dukshme dhe shumë të kuptueshme, unë distancohem nga idhujtaria dhe ju ftoj të pranoni besimin e drejtë. Çdokush që e shqyrton këtë çështje me seriozitet do të largohej nga e kota, do të distancohej nga çdo adhurim i padrejtë dhe do të përkushtohej në adhurimin e Allahut, të Vetmit që e meriton adhurimin:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë