Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ الْفَضْلُ مِنَ اللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ عَلِيمًا
Kjo dhunti është nga Perëndia, e mjafton që Perëndia është dijtës i çdo gjëje. (70)
Ky është shpërblimi që vjen prej Allahut -
Pra, shoqërimi me ta në Xhenet do të jetë një lumturi e madhe. Atje do të qëndrojnë përjetësisht pranë Zotit të botëve. Kjo është një dhuratë pikërisht nga Zoti i Lartësuar. Është Ai që u jep sukses dhe i ndihmon që të jenë të tillë dhe, pas kësaj, u dhuron shpërblim të shumëfishuar nga bujaria dhe mëshira e Tij, shpërblim të cilin kurrë nuk do ta arrinin me punën e tyre.dhe mjafton që Allahu Di gjithçka. -
Kjo është një këshillë dhe nxitje që të përpiqemi maksimalisht për plotësimin e porosive të Zotit, në mënyrë që Ai të na përforcojë në këtë rrugë. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur dhe i Urtë. Ai e di se cilët meritojnë shpërblim të madh, domethënë se cilët punojnë të mbështetur në dije dhe në fe të saktë dhe cilët punojnë me sinqeritet, për të kënaqur Krijuesin e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë