Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 79)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 79

إِنِّي وَجَّهْتُ وَجْهِيَ لِلَّذِي فَطَرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ حَنِيفًا ۖ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ 79 ٧٩

Unë e kthej fytyrën time kah Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtarë i vërtetë, dhe unë nuk jam nga ata që i bëjnë shok Perëndisë!” (79)

Tefsiri

“Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë.” -

Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ”- me besim të drejtë.

“Unë nuk jam prej idhujtarëve.” -

Kështu, Ibrahimi (a.s)u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.” Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi (a.s)zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit (a.s)kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë