Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 92)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 92

وَهَٰذَا كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ مُصَدِّقُ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنْذِرَ أُمَّ الْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا ۚ وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِ ۖ وَهُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ 92 ٩٢

Ky Libër (Kur’ani), që ta kemi shpallur ty, është i madhërishëm, vërtetues i atij që gjendet para jush (Teurati), dhe frikësues i Ummul kuras (popullit të Mekkes) dhe atyre që gjenden rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme besojnë edhe në të (Kur’an) dhe ata kujdesen për kryerjen e namazit të tyre. (92)

Tefsiri

Edhe ky është një Libër që e zbritëm Ne. Ai është i begatshëm... -

Edhe Kur'ani, që të shpallëm ty o Muhammed, është mubârekun- i begatshëm, plot mirësi. Ky Kur'an është gjithashtu:

...dhe vërtetues i shpalljeve të mëparshme. -

Ai është në përputhje dhe miratues i shpalljeve të shkuara, si dhe dëshmues për vërtetësinë e profetëve të kaluar.

Ne e shpallëm për të paralajmëruar Nënën e Qyteteve dhe gjithçka përreth saj. -

E shpallëm Kur'anin që t’i tërheqësh vërejtjen të parit të qyteteve (Mekës) dhe atyre që shtrihen rreth tij, domethënë vendeve arabe dhe gjithë vendeve të tjera të botës. Kështu, të qortosh njerëzimin që t’i ruhen ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm dhe të largohen nga çdo vepër që sjell këtë ndëshkim.

Ata që besojnë në ahiretin, besojnë edhe në atë

(Libër)

dhe janë të rregullt me namazin e tyre. -

Nëse zemra mbushet me drojë për Zotin dhe për takimin me Të, ajo ndreqet dhe bindet për të punuar për kënaqësinë e Allahut. Njerëzit me këtë zemër janë të përpiktë në kryerjen e namazeve, duke i falur në kohën e duhur duke u përpjekur të plotësojnë kushtet, shtyllat, detyrat dhe veprimet e pëlqyeshme të tij. Të tillët e kryejnë namazin në formën e përkryer. Allahu na bëftë prej tyre!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë