Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ جَعَلْنَاهُ مَلَكًا لَجَعَلْنَاهُ رَجُلًا وَلَلَبَسْنَا عَلَيْهِمْ مَا يَلْبِسُونَ
E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë. (9)
Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu,... -
Sepse kjo është pikërisht ajo që parakupton urtësia e Allahut të Madhëruar....e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë, që ata ia ngatërruan vetes së vet. -
Atyre do t’u ngatërroheshin më keq gjërat dhe përsëri do të mbeteshin të paqartë, për shkak të kërkesave dhe kushteve të tyre. Ata kërkonin gjëra që do të sillnin paqartësi e nuk do ta ndriçonin të vërtetën. Ata e kushtëzonin padrejtësisht pranimin e të vërtetës me plotësimin e kërkesave të tyre. Kur atyre u paraqitej e vërteta, me themelet e saj dhe me fakte, ata e refuzuan. Ajo shërbeu si udhëzim për të tjerët, por jo për ata, dhe faji ishte i vetë atyre, sepse ishin ata që ia mbyllën vetes portat e udhëzimit dhe hapën portat e devijimit dhe të humbjes.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë