Sureja El-Mumtehine (E Sprovuar — الممتحنة) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




60 El-Mumtehine(الممتحنة), Ajet 11

وَإِنْ فَاتَكُمْ شَيْءٌ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ إِلَى الْكُفَّارِ فَعَاقَبْتُمْ فَآتُوا الَّذِينَ ذَهَبَتْ أَزْوَاجُهُمْ مِثْلَ مَا أَنْفَقُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي أَنْتُمْ بِهِ مُؤْمِنُونَ 11 ١١

E, nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët si dhe anasjelltas, atëherë plotësoniu atyre shpenzimet e martesës. Dhe druajuni Perëndisë, të cilit i besoni ju! (11)

Tefsiri
Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to! -

Ashtu siç u përmend më sipër, nëse gratë e muslimanëve tradhtonin fenë dhe u bashkëngjiteshin mohuesve, këta të fundit duhet t’u kthenin kompensimin burrave muslimanë. Por nëse mohuesit nuk e kthenin kompensimin, atëherë ai merrej nga pasuria e plaçkës së luftës e u jepej ish-bashkëshortëve.

Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni! -

Besimi i vërtetë kërkon që ju të jeni gjithnjë të devotshëm në zbatimin e ligjeve të Allahut të Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë