Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا ۚ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
Perëndia nuk i jep afat askujt, kur t’i vijë momenti i vdekjes; e Perëndia di mirë atë që punoni ju. (11)
Por Allahu asnjërit nuk ia shtyn afatin, kur ai i vjen. -
Nëse njeriut i vjen çasti i vdekjes, i vendosur nga Allahu i Lartësuar, ai nuk mund të shtyhet për më vonë.Allahu është i Gjithëditur për ato që ju punoni. –
Allahu ka për t’ju shpërblyer në bazë të diturisë së Tij të plotë për veprat që keni kryer, qofshin ato të mira apo të këqija. Këtu përfundon tefsiri i sures Munafikun. Vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë