Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِنْ نِسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ ۚ وَأُولَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ ۚ وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْرًا
E ato gra tuaja, të cilat kanë humbur shpresën për ciklin e tyre (të grave), nëse dyshoni (për këtë): koha e tyre e pritjes është tre muaj, si dhe tek ato që nuk kanë pasur ciklin mujor të femrave. Kurse, tek ato që janë shtatzënë, afati i tyre (i pritjes) është deri në lindjen e fëmijës. E, kush i druan Perëndisë, Ai ia lehtëson çështjen atij. (4)
...e po kaq është edhe për ato që ende nuk u kanë ardhur të përmuajshmet. –
Domethënë, për vajzat që ende nuk u kanë ardhur periodat, për shkak të moshës shumë të re, ose për ato vajza të rritura të cilave ende nuk u kanë ardhur periodat plotësisht dhe qartësisht. Edhe këto konsiderohen si kategoria e mësipërme, për sa i përket kohëpritjes. Ato duhet të presin tre muaj.Kohëpritjen e grave që u kanë ardhur rregullisht periodat, Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar në suren Bekare, ajeti 228, ku thotë: “Gratë e divorcuara janë të detyruara të presin deri në tri perioda.”Për shtatzanat, afati i pritjes është derisa ato të lindin. –
Kështu, koha e pritjes së tyre nuk matet as me muaj dhe as me perioda.Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuar punët. -
Atij që i druhet Allahut të Lartësuar, duke zbatuar porositë e Tij, Allahu ia lehtëson çështjet dhe çdo gjë të vështirë ia bën më të thjeshtë. Dijetarët kanë mendime të ndryshmerreth kuptimit të fjalës “kur'un”, që ështëpërmendur në ajet. Kështu, disa janë tëmendimit se ajo tregon ciklin emestruacioneve. Pra, sipas këtijshpjegimi, gruaja e ndarë duhet të presëderi sa t’i kalojnë tri cikle mestruacio-nesh. Ndërsa të tjerë mendojnë se mefjalën “kur'un” është për qëllim shikimi ipastrimit, pas përfundimit të mestruacio-neve. Sipas këtij mendimi, gruaja e ndarëduhet të presë sa të bëhen tri periudhapastrimi. Megjithatë, më i saktë ështëmendimi i parë, që thotë se ‘kur'un’quhet cikli i mestruacioneve. Pra, sipasmendimit më të saktë, gruaja duhet tëpresë që asaj t'i vijnë tri herë tëpërmuajshmet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë