Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ آمَنُوا امْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
E, Perëndia jep shembull për ata që besojnë – gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im, ndërtoma mua një banesë te Ti në xhennet, dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli zullumqar!” (11)
Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit... -
Ajo ishte Asijah, e bija e Mizahimit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila iu drejtua Zotit të saj me këtë lutje:“Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” -
Allahu i Madhëruar e përshkruan atë si besimtare të sinqertë dhe të nënshtruar, e cila iu lut me përkushtim Atij. Ajo iu drejtua Zotit të saj me kërkesat më të larta për të cilat mund të lutet njeriu: për hyrjen në Xhenet dhe për të qenë afër Zotit të botëve, Bujarit të Gjithëmëshirshëm. Ajo iu lut Allahut, gjithashtu, që ta shpëtonte nga e keqja e Faraonit dhe nga e keqja e çdo zullumqari. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së saj, dhe prandaj ajo jetoi me besim të pastër, të plotë e të patundur. Allahu, gjithashtu, e shpëtoi atë nga të gjitha sprovat. Për këtë çështje, Profeti (a.s.) ka thënë: “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merjemja - e bija e Imranit, Asijah - e bija e Mizahimit, Hadixhja - e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-itmbi ushqimet e tjera.”i-i ishte një lloj ushqimi, më i miripër atë kohë dhe vend. Krahasimi tregonthjesht se Aishja qëndron mbi të gjithagratë e botës.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë