Sureja Et-Tahrim (Ndalesa — التحريم) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




66 Et-Tahrim(التحريم), Ajet 12

وَمَرْيَمَ ابْنَتَ عِمْرَانَ الَّتِي أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهِ مِنْ رُوحِنَا وَصَدَّقَتْ بِكَلِمَاتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِ وَكَانَتْ مِنَ الْقَانِتِينَ 12 ١٢

dhe, (shembullin) e merjemës, të bijës së Imranit, e cila e ka ruajtur virgjinitetin e saj, e Ne kemi frymëzuar në te, prej Shpirtit Tonë. Ajo u besonte fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij, dhe ajo ishte nga personat që luteshin shumë. (12)

Tefsiri

Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. -

Ajo u ruajt nga çdo e ligë, sepse kishte besim të plotë dhe të drejtë, si edhe moral të kulluar.

Ne frymë brenda saj një shpirt

(të krijuar)

nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij –

Këtu përshkruhet shkalla e lartë e diturisë së Merjemes. Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u treguar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e kënaqësisë së Tij. Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo i besoi gjithashtu të gjithë librat e Zotit. Por një besim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Për këtë arsye, i Madhëruari e sqaron këtë çështje, kur thotë për Merjemen:

dhe ishte nga të devotshmit. -

Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhurimin e Tij. Ky përshkrim dëshmon për veprat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah - e vërtetë, dhe grada e vërtetësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie. Këtu përfundon edhe surja Tahrim, dhe për këtë falënderimi i qoftë Allahut!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë