Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكَ ۖ تَبْتَغِي مَرْضَاتَ أَزْوَاجِكَ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
O Pejgamber! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Perëndia ty, në kërkimin e kënaqësisë së grave tuaja. E, perëndia është falës dhe mëshirues. (1)
O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi duke kërkuar të përmbushësh kërkesat e grave të tua? -
O ti njeri, të cilit Zoti i dhuroi mirësinë më të madhe duke e bërë lajmëtar të Tij e duke i dhënë Shpalljen! Përse ia bën haram vetes atë mirësi që Zoti ta ka bërë të lejuar ty, madje edhe ymetit tënd? A kërkon që me këtë thjesht të kënaqësh gratë e tua?!Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -
Ky ajet tregon qartë se Allahu i Lartësuar e ka falur plotësisht Profetin e Tij. Allahu e ka mëshiruar Profetin e Tij. Madje, ky vetëprivim i Profetit u bë shkak që Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur të shpallte një dispozitë të rëndësishme, të vlefshme për të gjithë ymetin, dispozitën e kompensimit për thyerjen e betimeve. I Madhëruari thotë më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë