Sureja El-Mulk (Sundimi — الملك) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




67 El-Mulk(الملك), Ajet 17

أَمْ أَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ 17 ١٧

Ose, a jeni të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do të dini se çfarë është vërejtja Ime! (17)

Tefsiri

Apo u garantuat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë

(Ĥâŝibâ)

stuhi me rrebesh gurësh?! -

Ĥâŝibâështë ndëshkim i ashpër shfarosës nga qielli.

Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! -

Kuptimi: Mos u mashtroni nga afatizimi dhe siguria e përkohshme që ju jep Allahu i Lartësuar. Moszbritja e ndëshkimit nga qielli dhe nga toka të mos ju bëjë të mendoni se jeni përfundimisht të sigurt, të shpëtuar dhe të ruajtur. Ajo që kanë paralajmëruar profetët dhe librat hyjnorë do të ndodhë pa diskutim. Ju do ta shihni vetë se ato kërcënime do të zbatohen në realitet. Herët apo vonë, ju do të dëshmoni çdo paralajmërim të Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë