Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ هُوَ الَّذِي أَنْشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۖ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ
Thuaj: “Ai është që ju ka krijur dhe u ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat (mendjen), kurse ju pak falenderoni!” (23)
Thuaj: “Është Ai që ju krijoi, që ju dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit...” -
Është Allahu i Lartësuar Ai që ju bëri të ekzistoni nga mosekzistenca. Ai nuk pati asnjë ndihmëtar apo këshilltar në këtë çështje. Ai jo vetëm që ju solli në ekzistencë, por e plotësoi ekzistencën tuaj, duke ju dhuruar dëgjimin, shikimin dhe logjikën. Këto janë aftësitë më të mira të njeriut. Megjithëse këto dhurata kërkojnë një mirënjohje dhe falënderim të thellë, njeriu është mospërfillës, prandaj i Lartësuari thotë:...por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij. -
Pra, të pakët janë mirënjohësit dhe e vogël është mirënjohja juaj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë