Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ هُوَ الَّذِي ذَرَأَكُمْ فِي الْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
Thuaj: “Ai ju ka krijuar të shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni (për llogari)”. (24)
Thuaj: “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni!” -
Kuptimi: Është Allahu i Lartësuar që ju mundësoi të shpërndaheni nëpër botë dhe që ju mundësoi jetesën në çdo vend. Nëpërmjet profetëve dhe librave të Tij, Ai ju sqaroi urdhrat dhe ndalesat e Tij, ju tregoi çdo gjë që ju mundëson lumturinë tuaj dhe ju furnizoi me çdo lloj mirësie nga mund të përfitoni. Pastaj ju bëri të ditur se do të vijë një ditë gjykimi, kur do të tuboheni të gjithë për t’u gjykuar dhe për t’u shpërblyer sipas veprave që keni bërë në këtë jetë. Por kryeneçët dhe të padrejtët e vënë në diskutim edhe këtë premtim të padiskutueshëm, prandaj pyesin me dyshim:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë