Sureja El-Mulk (Sundimi — الملك) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




67 El-Mulk(الملك), Ajet 26

قُلْ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِنْدَ اللَّهِ وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُبِينٌ 26 ٢٦

Thuaj: “Vetëm Zoti e di (kohën), kurse unë jam vetëm paralajmërues i qartë”. (26)

Tefsiri

Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu, ndërsa unë jam veçse një paralajmërues, që ju qartësoj të vërtetën!” -

Ata e dinë shumë mirë se këtë gjë e di vetëm Zoti i gjithësisë, por përsëri e kërkojnë dhe e duan ta përdorin si argument. Kjo është padrejtësi e hapur. Nuk ka asnjë lidhje mes vërtetësisë së këtij lajmi dhe kohës kur do të ndodhë. Vërtetësia e një lajmi provohet me argumente e fakte dhe, pa dyshim, Allahu i Lartësuar ka sjellë argumente dhe fakte të shumta, të cilat nuk të lënë asnjë dyshim për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit; normalisht, për ata që dëgjojnë me vëmendje dhe synojnë udhëzimin e drejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë