Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ
Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; - Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës. (2)
Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën… -
Ai krijoi jetën dhe vdekjen. Ai përcaktoi që krijesat të jetojnë dhe të vdesin. Qëllimi i kësaj tregohet në vijim:…për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. -
Domethënë, për të na sprovuar me qëllim që të dalë qartë se cili është vërtet aĥsenu amelâ, pra, cili kryen vepra që Zoti i ka cilësuar si aĥsenu- “më të mirat”. Që një vepër të jetë “aĥsenu”, ajo duhet të plotësojë dy kushte:Ai është Ngadhënjimtari, Falësi i Madh. -
Allahu është El Azîzu - Ngadhënjimtari. Atij i takon pushteti absolut. Me pushtetin e Tij të plotë, Allahu sundon mbi gjithçka. Këtij pushteti i janë nënshtruar të gjitha krijesat. Allahu është El Ĝafûr, pra Falës dhe Mëkatmbulues i Madh. Ai është Falës për ata që gabojnë, bëjnë gjynahe dhe lënë mangët detyrimet dhe porositë e Tij. Nëse robërit pendohen dhe kthehen tek Ai duke i kërkuar falje, Ai ua fal gjynahet, edhe nëse këto arrijnë në kupën e qiellit. Ai, gjithashtu, ua mbulon të metat e tyre, edhe nëse janë aq të shumta sa të mbulojnë gjithë dynjanë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë